"Në mars 2016, zgjedhjet në të gjitha nivelet"
Lokale

"Në mars 2016, zgjedhjet në të gjitha nivelet"

20.Aug.2015 09:22
0
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi sipas të gjitha gjasave do të mbahen në mars të vitit 2016, shkruan sot gazeta beogradase "Vecernje novosti".

“Ekziston shansi i madh që ato të lidhen me zgjedhjet lokale dhe krahinore. Ky është aktualisht opsioni më i sigurt dhe për të deri në fund të gushtit do të diskutohet në kryesinë e Partisë Përparimtare Serbe”, thekson Novosti, transmeton Titulli.com.

Vlerësohet se me “lidhjen e zgjedhjeve” popullariteti i kryeministrit Aleksandar Vuciq do të “kopjohej” në thellësi me ato të nivelit shtetëror, në Vojvodinë dhe në ato lokale. 

Vuçiq, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se ka mundësi në fillim të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mirëpo për këtë vendimi ende nuk është marr.

“Po e shohë që (lideri i Partisë Demokratike Bojan) Pajtiq dhe (kryetari i partisë Aksioni Demokratik për Sanxhakun, Sulejman) Ugljanin janë gëzuar shumë. Është e mundur që dëshira t’i realizohet, mirëpo asnjë vendim ende s’kemi marrë”, i ka thënë Vuçiq gazetarëve. 

I pyetur se cila është arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale, ai ka thënë se këtë po e kërkojnë kundërshtarët politik, të cilët i respekton. /Titulli.com/

Benedikt në Preshevë: Serbisë 3,2 milionë euro për emigrantët
PVD mbush 25 vite, organizimi i parë politikë i shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration